Gjatë shtatzënisë duhet ta përgatitni një çantë me gjëra të ndryshme të cilat do t’ju duhen kur të shkoni në spital. Në këtë çantë duhet të keni:
Ju duhet të shkoni në spital nëse keni këto shenja:
Gjatë gjithë shtatzënisë ju mund të keni shtrëngime në bark – këto janë kontraksionet Braxton Hicks. Si shenjë se lindja ka filluar është kur kontraksionet paraqiten çdo 5 minuta, zgjasin rreth 60 sekonda dhe bëhen gjithnjë e më të forta. Gradualisht kontraksionet do të zgjasin më tepër, do të jenë më të forta dhe më të shpeshta.
Pak para lindjes del nga vagina një copë mukusi i përzier me sasi të pakët gjaku. Nëse humbni më tepër gjak kjo është shenjë rreziku dhe menjëherë duhet të shkoni në spital.
Bebja juaj brenda në mitër noton në ujë. Në momentin kur pëlcasin cipat e ujorit duhet të shkoni në spital.
Shpeshherë gratë shtatzëna kanë frikë kur shkojnë në spital për të lindur. Kanë frikë nga vetë dhimbjet e lindjes, nuk e dinë se a do të bëjnë tamam atë që duhet gjatë lindjes, kanë frikë për shëndetin e vet dhe për shëndetin e bebes etj. Duhet ta dini se gati të gjitha gratë shtatzëna kanë këtë frikë – kjo duhet t’ju bëjë që të ndjeheni më lehtë!Mos harroni që në spital të merrni të gjitha letrat e ekzaminimeve dhe të analizave të cilat i keni bërë në vizitat antenatale. Sapo të mbërrini në spital do të shkoni në dhomën e pranimit. Aty mjeku do t’ju ekzaminojë që nënkupton:
Këto ekzaminime mund të përsëriten edhe disa herë tjera gjatë lindjes. Gjithmonë bëni pyetje për çdo gjë që ju intereson!
Lindja i ka katër faza. Në fazën e parë zgjerohet (dilatohet) qafa e mitrës. Në fazën e dytë bebja del kah vagina jashtë. Në fazën e tretë del placenta. Faza e katërt quhet faza pasplacentare.